75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 24 Janar 2022 / B O

Abasadori Ajeti pret në takim raportuesen e PE-së për Kosovën, Viola von Cramon

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka pritur në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës, Viola von Cramon.

Në takim është konfirmuar nevoja e bashkëpunimit të ngusht mes Kosovës e Gjermanisë.

“Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin dr. Faruk Ajeti, ka pritur raportuesen e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës, Viola von Cramon.
Gjatë takimit u ritheksua domosdoshmeria e vazhdimit dhe përforcimit të shkëmbimin politik dhe bashkëpunimit të ngushtë në ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, jo vetëm në dimenzionin bilateral, por edhe atë në kuadër të Bashkimit Evropian” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani./Indeksonline/