11:39 / E Martë, 25 Janar 2022 / B O

“Bir k….” Biden harron që ka mikrofonin ndezur dhe fyen gazetarin e Fox News

Presidenti amerikan Joe Biden, është regjistruar duke fyer një gazetar të Fox News të hënën, duke e quajtur “bir k….”. Incidenti u shënua gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku po diskutohej për inflacionin.

Disa gazetarë i bënë një seri pyetjesh presidentit, mes tyre edhe gazetari i Fox News, Peter Doocy, i cili e pyeti: “A do të pranonit ndonjë pyetje mbi inflacionin, mendoni se inflacioni është kosto politike për zgjedhjet e mesit të mandatit?”.

Biden duket se harron që mikrofoni ishte i ndezur dhe thotë: “Jo, mendoj që është një avantazh. Më shumë inflacion… Çfarë budallai bir k….”.

Gazetari i Fox News deklaroi se Biden e kishte telefonuar më pas dhe i kishte kërkuar falje për komentin.