75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

“Ju mirë e keni po s’muj tham ashtu”, Kica-Xhelili thotë se deputetët ndërrojnë fjalët për dy minuta

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e VV-së, është shprehur se diskutimi përmbajtësor publik ka sjellur rezultate pozitive në procese shumë të rëndësishme.

Mirëpo siç thotë ajo, deputetët fjalë tjera kanë në byfe e fjalë tjera në Kuvend, raporton Indeksonline.

Kica-Xhelili përmendi një rast kur një deputet i kishte thënë “kqyre ju mirë e keni po tash politika smuj e tham bash qashtu”.

“Janë gazetarë dhe mediume që shumë shpesh kanë merita për disa prej ndryshimeve kyçe në sistemin kosovar. Si përfaqësuese e popullit, sepse në fund të fundit në legjislativ jam si rezultat i një vote që më është besu dhe nuk kisha dasht me kufizu rolin tim që veç me një projektligj i cili vjen unë ta trajtoj në aspektin e legjislativit pa i adresu disa tema që janë esenciale për vajtjen para të këtij vendi. Kështu që, kur vjen puna te ajo se sa mund të diskutojmë, mendoj që nuk e kemi shumë problemin te fakti që po diskutojmë gjithçka sa e kemi nganjëherë problemin te forma se si po diskutojmë. Derisa ne jemi në gjendje ti adresojmë përmbajtësisht problematikat dhe në qoftëse jo secili debat në Kuvend është politik, ne rezultatet sot do ti kishim shumë më të mira. Por çka ndodh në parim, fatkeqësisht si deputete shoh çdo ditë, shko në byfe i ki linjat tjera të argumentit, del prej seancës ki lindja tjera të mendimit të argumentimit, hyn në seancë në Kuvend, gjithçka ndryshon. Ndryshon mendimi, ndryshon qasja besa edhe drejtimi i argumentit të deputetëve, i cili dy minuta më herët tha, kqyre ju mirë e keni po tash politika smuj e tham bash qashtu. E tash ky është problem shumë më i madh”, tha ajo në Dukagjin.