75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / B O

Superblerje e Interit, ylli gjerman ndryshon skuadër, por jo ngjyrat e fanelës!

Interi ka kryer marrëveshjen me Atalantën për huazimin e mbrojtësit gjerman, Robin Gosens.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të huazohet deri në fund të sezonit te Interi, me të drejt të blerjes së kartonit për 25 milionë euro.

Gosens pritet të prezantohet nesër te kampionët e Italisë dha ka shansin për debutim që në ndeshjen e radhës te Interi.

Gosens ka 13 paraqitje me Gjermaninë dhe ka realizuar dy gola./Indeksonline/