Dorëheqje në K.F. Lepenci, flet kryetari: Klubi ka borxhe, 8600 euro ATK-së!

Klubi futobllistik, Lepenci nga Kaçaniku, është duke përjetuar njërën prej krizave më të mdhaja që nga themelimi i saj.
Dy trajnerët e ekipit, Musli Dubova dhe Rakip Dema kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.


Të njëjtin veprim e ka bërë edhe kapiteni, Drilon Shurdhani me disa futbollistë.

Lidhur me këtë është deklaruar kryetari i klubit, Shemsedin Abazi.

Unë Shemsedin Abazi, kryetar i KF Lepencit dhe kryesia e klubit, deklarohemi rreth dorëheqjes së dy trajnerëve dhe disa lojtarëve dezertor të klubit gjë që e quajnë vetën të suksesshëm duke më injoruar mua personalisht, komunën e tyre dhe të gjithë përkrahësit që na kanë mbështetur me mjetet. Po ashtu, me pajisje të kartelave dhe diasporën tonë të dashur që na ka përkrahur vazhdimisht.
KF Lepenci ka statutin e vet dhe çdo dorëheqje paraprakisht informohet klubi dhe i dorëzohet me shkrim dorëheqja. Klubi gjithmonë ka patur kriza financiare por asnjëherë nuk i ka ndërprerë aktivitetet e saja. Andaj, duhet ditur se klubi është OJQ dhe çdo financim është bërë nga subvencionet e komunës për të mbijetuar. Nga postimi të cilin e kemi parë nuk qëndron realitet çdo dështim apo sukses janë të përbashkëta.
P.S. Dua ta informojë edhe opinion kaçanikas se problemi qëndron se ATK-ja e ka ndëshkuar KF Lepecin me 8600 euro për shkak të mos pagesave të tatimeve dhe kjo është pasojë e kryesisë të mëparshme dhe ne si klub këtë vit nga subvencionet komunale nuk mundemi të marrim subvencione sepse shkaku i borxhit që ka klubi ndaj ATK-së.
Faleminderit.
–
Më poshtë, reagimet e trajnerëve dhe kapitenit
Duke pare gjendjen e krijuar ne KF.LEPENCI dhe duke pare qe disa futbollist qe kane bartur barren kryesore gjate kampionatit te pare Vjeshtor ku tashme jane larguar, disa prej tyre qe presin te largohen dhe disa nuk deshirojne te vazhdojne tutje, edhe un si trajner se bashku me ndihmes-trajnerin Rakip Dema nuk na ka mbetur rruge tjeter perveq se te largohemi nga Shtabi teknik i KF.LEPENCI.Arsyet jane per shkaqe financiare dhe problemeve tjera mbrenda dhe jashte Klubit ku per momentin nuk jane as kushtet minimale per te vazhduar stervitjet dhe garat kampionale.Ndjejme keqardhje per nderprerjen e punes ne kete menyre sepse e verteta e Klubit ishte krejt ndryshe.Gjate kampionatit te pare vjeshtor i faleminderojm lojtaret qe kane djersitur fanelen e KF.LEPENCIT (edhe pse me probleme te ndryshme kohe pas kohe) kane arritur qe te pamunderen te bejne te mundur duke u radhitur ne vendin e katert ne tabele me pike maksimale edhe ndoshta duke qene pretendent per inkuadrim ne Ligen e Pare te Kosoves.Po ashtu Falenderojme:KK.KAÇANIKUT KK.KF.LEPENCI Tifozerin e mrekullueshme ,,FIKSHAT” dhe DIASPORA qe ne momentet me te veshtira te Klubit kane qene ne perkrahje.Per te gjithe respekte:M.D dhe R.D.
—
Pershendetje gjithe qytetareve te Kaçanikut. Une si kapiten i kubit LEPENCI bashk me disa bashkelojtar nuk do te jemi me pjes e klubit. Kemi secili arsyet tona personale. Ju faleminderit gjithe qytetareve per perkrahje e sidomos tifozerise FIKSHAT.Suksese ju prift e mbara!