75 Mall Live Search
12:28 / E Enjte, 27 Janar 2022 / AR

Zyrtarizohet lidhja e Albina Kelmendit me biznesmenin kosovar

Këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi, qenka në lidhje dashurie!

Lidhja e tyre u zyrtarizua sot me anë të fotografie që e postoi i dashuri i saj, Valon Vataj, i cili njihet si biznesmen i suksesshëm në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Urime mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj, i cili ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Dyshja tani gjenden në New York, duke festuar ditëlindjen e Albinës./Indeksonline/

Partneri i këngëtares është pronar i një kompanie ndërsa Albina menaxhon si drejtoreshë një tjetër biznes të tij.