75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 27 Janar 2022 / LB

Kryetari i Malishevës takohet me humanistin Halil Kastrati

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka takuar humanistin Halil Kastratin.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës së Malishevës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në mënyre që në Malishevë të jetësohen projekte për t’u dalë në ndihmë familjeve që kanë mungesë strehimi e kushtë të rënda ekonomike.

I pari i Malishevës e ka falënderuar Kastratin për përkrahjen e deritashme të kësaj komune.

Postimi i plotë i Kastratit:

Me shumë kënaqësi takova humanistin e madh, njëherit bashkëvendasin tonë, z. Halil Kastrati, që përmes një pune të madhe, të ndershme e të shenjtë, ka gëzuar qytetarë e familje të shumta të kombit tonë.

Vullneti ynë i përbashkët është që sa më parë të hapim një dritare të re të bashkëpunimit, në mes të Komunës së Malishevës dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, në mënyrë që në Malishevë të jetësojmë projekte për tu dalë në ndihmë familjeve që kanë mungesë strehimi e me kushte të rënda ekonomike.

Faleminderit nga zemra Halil, për përkrahjen e deritanishme të komunës së Malishevës, dhe që për asnjë moment nuk u ndale në këtë mision tëndin kaq fisnik.