75 Mall Live Search
20:35 / E Enjte, 27 Janar 2022 / MSH

Vlahovic arin marrëveshje personale me Juventusin

Sulmuesi serb Dusan Vlahovic mund të përfundojë testet e tij mjekësore te Juventusi gjatë 48 orëve të ardhshme, pasi sipas mediave italiane të dy palët kanë arritur marrëveshje personale.

Marrëveshja mes dy klubeve ekziston, ku kishte mbetur vetëm akordi mes lojtarit dhe gjigandit italian, ku ky i fundit do t’i paguajë Fiorentinës dëmshpërblim prej 67 milionë eurosh, dhe tetë milionë të tjera në formë të bonuseve.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Vlahovic ka pranuar ofertën e Juventusit, ku sulmuesi 21 vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, dhe do të përfitojë shtatë milionë euro në vit.

Po ashtu, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për ta zgjatur kontratën e Vlahovic edhe për një vit, respektivisht deri në vitin 2027.