Gosens dhurata për Simone Inzaghi, Interi e zyrtarizon

Robin Gosens zyrtarisht është futbollist i Interit. Anësori i krahut të majtë, pjesë e kombëtares së Gjermanisë, ka firmosur deri më 30 qershor 2026.
Gosens do të jetë për 18 muaj në huazim tek Interi dhe pas zikaltrit do e blejnë 25 milion euro nga Atalanta. Kjo shifër me gjithë bonuse mund të kapë shifrën e 28 milionë eurove.
Vetë Gosens nga kjo marrëveshje do të përfitojë 2.5 milion euro në sezon. Tek Interi ai zëvendëson Ivan Perisic, me të cilin kampionët e Italisë nuk arritën dot marrëveshje për të rinovuar.