Learta nga Vushtrria udhëton në Turqi, Labi falenderon qytetarët për ndihmën

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se Learta nga Vushtria, e cila vuan nga tumori, tanimë ka udhetuar për shërim në spitalin Medicana në Turqi.
Ai falenderoj të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë.
“O Zot sa bukur kur mengjesi na zë me lajme të mirae kur në vendin tonë në këto ditê ka vetem depresion nga panika qê i’u behet qytetarêve pêr mos jetesê tê mirê e gjera nga ma tê veshtirat! Vajza 2 vjeqe, Learta nga Vushtria, e cila vuan nga tumori, tanimë ka udhetuar për shërim në spitalin Medicana atje në Turqi! Ju lutem mos dêrgoni mê para se ato tashmë i kemi tubuar.Jam shumë i lumtur, që sa herë kemi marrë pêrsipër një rast të rëndë, ku as në shtetin tonë nuk gjenin shërim, i’a kemi dalur gjithmonë me ndihmen e Zotit dhe të qytetarëve. Faleminderit popullatë e dashur, faleminderit Gurbetqarë qê po e shpêtoni edhe njê vajzê 2 vjeqare”, shkroi ai./IndeksOnline/
