‘Oj Kosovo, Kosovo’, Gjokoviç këndon këngë antishqiptare në Budva
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/Novak-Djokovic.jpeg)
Me ftesë të kryetarit të bashkisë së Budvas, tenisti serb, Novak Gjokoviç, po qëndron në Mal të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.
Për mirëseardhjen e tij u organizua një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.
“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij.
Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.
Serbi Novak Gjokoviç është një ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.