Pse po protestohet në Kosovë?

Shkruan: Fadil Maloku
Protestat e sotit, janë kërkesa të njëmendëta apo thjesht një protagonizëm për vetëafirmim politik?
Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë;
- Kur krijojnë mobilizim konstant dhe vigjilent për demokracinë, në kuptimin e “trajnimit” të ndërgjegjes publike qytetare;
- Kur janë paqësore, dhe jo të dhunshme (sepse, përdorimi i dhunës me automatizëm kthehet bumerang);
- Kur stimulojnë pjesëmarrjen aktive qytetare për padrejtësitë publike, e jo promovimin e inateve ideologjike;
- Kur vigjilojnë vemendjen publike, e jo interesin klanor e grupor qoftë të fraksioneve apo faksioneve të ndryshme të formacioneve politike;
- Kur, “kujdestarojnë” vetëkënaqësinë eventuale qeveritare duke argumentuar mangësitë e qeverisjes dhe defektet e vendimarrjeve:
- Kur nuk kërkojnë protagonizëm medial dhe politik, vetëm shkaku i afirrmimit të ca protagonistëve të zhgënjyer me “partituren”paraprake partiake;
- Kur nuk e kanë synim dhe rekomandim kontestimin e shtetit , por të pushtetit;