Dardan Molliqaj paralajmëron protesta e aksione të tjera!

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për protestën e sotme në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se nuk pranojnë çmime të rritura në llogari të KESCO-s.
Molliqaj shtoi se do të vazhdojmë me protesta,aksione e tubime.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, tha ai./IndeksOnline/