75 Mall Live Search
20:12 / E Diele, 30 Janar 2022 / AR

Bekim Haxhiu del pozitiv me Covid-19

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai thotë se është në izolim, mirëpo ka simptoma të lehta, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq!

Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19.

Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv.

Duke qenë i vaksinuar me dy dozat  e vaksinave, simptomat janë të lehta.

Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ.