75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 30 Janar 2022 / C E

Arianit Ahmeti: Trajner i Kosovës duhet të zgjidhet nga kryetari i ri i FFK-së

Ish-zëvendëssekretari i FFK-se, Arianit Ahmeti ka thënë se zgjedhja e trajnerit të Kombëtares A është një ‘Pazar’ i radhës nga ana e kryetarit Agim Ademi.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se trajneri i Kosovës duhet të zgjidhet nga kryetari i ri i FFK-së.

Ky është shkrimi i Ahmetit:

Pas paralajmërimit të FFK-së se do ta zgjedhë kryetrajnerin e kombëtares A, Agim Ademi tani ne ditët e tij të fundit në FFK shpejton dhe në mjegull e nguti pritet t’i bëj pazaret e tij në heshtje.

Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur shkëlqimin dhe vizionin që e trasoi nga legjenda e futbollit Fadil Vokrri.

FFK me Agim Ademin në krye është shndërruar në klan të interesgjinjëve dhe intrigantëve, duke lënë në çdo moment nën hije interesat e futbollit dhe duke anashkaluar konsultimet me ekspertët e fushës dhe debatin me opinionistët e futbollit.

Ky është vit zgjedhor në FFK dhe kryetrajnerin e ri të Kombëtares A do të duhej ta zgjidhte kryetari i ri i FFK -së.

Kyetrajneri i ri duhet të zgjidhet pas miratim të strategjisë dhe objektivave të FFK-së, e jo në heshtje e mjegull informative.

JO posti i krytrajnerit të përdoret për pazare të Agim Ademit dhe klanit të tij.

Arianit Ahmeti