75 Mall Live Search
07:33 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Mbi 35 mijë raste aktive me COVID-19

35 mijë e 51 qytetarë janë aktualisht të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 2.390 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 1.291 qytetarë u shëruan, ndërsa në 24 orëshin e kaluar u administruan 2.556 doza vaksinash.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Kur jemi të vaksinat, një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur vullnetin të marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese.

Deri më tani, 77.437 persona kanë marrë dozën e tretë apo dozën përforcuese, teksa numri i përgjithshëm i të gjitha vaksinave të dhëna është mbi 1 milion e 770 mijë./Indeksonline/