75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Hajvali

Në Hajvali të Prishtinës, dje pasdite është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.

Dëshmitari ka lajmëruar policinë, e cila ka siguruar vendin e ngjarjes.

Sipas raportit policor, njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë deminuar dhe tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurtë.

Fsh. Hajvali, Prishtinë 30.01.2022 – 17:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për një mjetë të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it deminim, nga vendi i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë mjetin e dyshuar për trajtimin të mëtejshëm” njofton policia.