Newcastle blerje 40 milionëshe, nënshkruan me bashkëlojtarin e dy yjeve të Kosovës

Newcastle United pritet të jetë skuadra më aktive sot në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Skuadra e sheikëve raportohet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Hugo Ekitike.
Ylli i Reims do ti kushtojë plot 40 milionë euro “laraskave”.
19 vjeçari, bashkëlojtar i Zenelit e Berishës te Reims, është nisur për Angli ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore.
Bashkë me Ekitiken, të Newcastle sot do të prezantohet edhe mbrojtësi i Aston Villës, Matt Target./Indeksonline/