75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 31 Janar 2022 / B O

Asamblisti i VV-së, Fjolla Ujkanit: Linçimi përmes kritikave, përqeshje e bullizëm, është e papranueshme dhe jo-njerëzore!

Asamblisti i Vetëvendosjes në Ferizaj, Amir Rexhepi i ka dal në mbrojtje profesorit nga Vushtrria Lulzim Paci, i cili është bërë hit me videot e hedhura në TikTok ku shihet duke vallëzuar.

Ai ka dhënë kritika në drejtim të bashkëpartiakes së tij, deputetes, Fjolla Ujkani.

Postimi plotë:

Shpërfaqja e ndonjë perfomance të hobive apo pasioneve personale në rrjete sociale (sikurse videoja e profesorit, Lulzim Paca), asesi nuk paraqet shkelje apo cenim të normave të etikës e të njerëzores, përderisa vënia në thumb e linçimi përmes kritikave dhe kualifikimeve deri në fyerje, përqeshje e bullizëm, është e papranueshme dhe e jo-njerëzore nga ana e deputetës Fjolla Ujkani!
Deputete thënia është e Samiut, jo e Naimit!

P.S
Unë jam kolegu i juaj prof dhe ëndërroj që një ditë t’a vallëzoj vallen e rugovës si Ju!