75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / OSH

3 burra rrahën gratë e tyre në 24 orët e fundit!

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në PolicI.

Viktimat edhe kësaj here ishin gratë, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit, ato janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre.

Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren dhe Malishevë.

Raporti i policisë:

Ferizaj 31.01.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 31.01.2022-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovar e-bashkëshortes së tij dhe më pas ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët. Njësitet policore (me urdhër të prokurorit) gjatë bastisjes  së shtëpisë së dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje: një pistoletë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 191-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 31.01.2022-11:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër  kosovar e-bashkëshortes së tij. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.