75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / A. M.

Kamionët në “Arbën Xhaferi”, largohet bora nga autostrada

Muaji shkurt nisi me reshje të shumta të borës në Republikën e Kosovës.

Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e autostradave, konkretisht të “Arbën Xhaferit”, ka larguar borën nga rruga.

Kujtojmë se në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tregohet se temperatura minimale do të jetë minus 3 gradë celsius, si dhe ajo maksimale tre gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Indeksonline/