75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Haziri tregon se çfarë biseduan me Lajçakun dhe Escobarin

Gjatë ditës së sotme Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar janë takuar me partitë opozitare.

Një nga temat kryesore të këtyre takimeve ka qenë dialogu me Serbinë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për këtë temë në ATV.

Ne kemi dëgjuar qëndrimet e Lajcakut dhe Escobarit. Prezenca e z. Escobar i jep më shumë garanci Kosovës dhe një nga zotimet është që qeveria e SHBA-së të garantoj për mbarëvajtjen e procesit të dialogut”, tha Haziri.

Pritet një dinamizmi i bisedimeve i cili vjen pas një ngërçi disamujor. Takimet që janë zhvilluar këtë kohë kanë qenë për arritjen e marrëveshjes “ad-hock”. Deri më tash është lejuar një tolerancë  për bisedime”, ka thënë Lutfi Haziri.