75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / B O

E rrahu dhe e përgjaku të dashurën, gjykata e liron me kusht yllin e Manchester United!

Futbollisti i Manchester United Mason Greenwood është liruar me kusht, tre ditë pas akuzave nga e dashura e tij për dhunë ndaj saj.

Në arsyetimin e lirimit të tij, gjykata thotë se është në pritje të hetime të mëtejshme.

“Një 20-vjeçar i arrestuar me dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e një gruaje është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Greenwood mbetet i pezulluar nga klubi i tij deri në një njoftim të dytë.

20-vjeçari bëri debutimin e tij për Djajtë e Kuq në vitin 2019. Anglezi ka marrëveshje katërvjeçare me vlerë 100 mijë funta në javë./Indeksonline/