75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / A. M.

Kurti i prerë: Asociacioni mund të shton tensione dhe t’i prishë raportet në Kosovë!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka paraqitur edhe njëherë qëndrimin e tij kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, me formimin e saj, mund të vijnë telashe më shumë për vendin, shkruan Indeksonline

Kurti, në një konferencë për media, e potenconi se Gjykata Kushtetuese, më 23 dhjetor 2015, ka publikuar aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se: Asnjëri prej 7 kapitujve nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Në 23 nene  nuk ka përputhje ai asociacionin. Rrjedhimisht, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj se edhe serbët në Kosovë, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, egjiptianët, ashakalinjët, kanë nevojë për drejtësi dhe punësim, e jo për asociacioni që i shtojnë tensionet, na’i prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë kërkesë e serbëve të Kosovës, ata duan drejtësi dhe punësim. Andaj, duhet t’i dallojmë kërkesat që vijnë prej poshtë që kanë karakter demokratik e shoqëror prej kërkesave që vijnë nga lartë që kanë karakter jodemokratik dhe homogjenik.

Qeveria është e përkushtuar që Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në gjithë territorin të  jetë e zbatuar në mënyrë të plotë. Për gjitha kërkesat e serbëve unë jam kryeministër edhe i atyre”, ka thënë ai.  /Indeksonline/