75 Mall Live Search
15:58 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / LB

Kësaj moshë i takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja dhe 6 viktima nga COVID-19.

Dy viktima, një burrë dhe një grua të moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Gjilanit dhe Vitisë janë viktima të COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Një viktimë është e moshës 60-69 vjeçare dhe është nga komuna e Prishtinës, dy viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga komuna e Pejës dhe Fushë Kosovës, ndërsa një viktimë është mbi moshën 80 vjeçare dhe është nga komuna e Pejës.