Koalicioni në Istog u arrit me një shishe raki, e hoqën nga tavolina, por u pa në një skaj

LDK dhe PDK e kanë arritur marrëveshjen e radhës për bashkëqeverisje në Istog.
Ilir Ferati dhe Ali Nimanaj e zyrtarizuan koalicionin qeverisës për 4 vitet e ardhshme pas disa javë diskutimesh.
Një shishe raki qëndronte prapa kryetarit të Istogut dhe kreut të degës së PDK-së në Istog.
Rakia nuk do dukej mirë në dorështrëngimin e fotos zyrtare, gjë e cila detyroi dy protagonistët që ta largojnë shishen me alkool nga momenti i fotografisë.
Ajo u la në një skaj në prapavijë. Ky detaj shpejt u kap nga Ferati e Nimanaj dhe fotografia u editua pa shishen e alkoolit.
Megjithatë, Indeksonline e kapi momentin. Rakia në zyret e komunës së Istogut duket se është shëndrruar në një lloj tradite.
Megjithatë, urojmë që koalicioni LDK-PDK në Istog të sjellë punë e prosperitet, pse jo që aty këtu të ngritet edhe ndonjë gllënkë!/Indeksonline/