Ndryshoi kilometrat e veturës para një viti, policia pas intervistimit e liron ferizajasin

Një person nga Ferizaj është dërguar në stacionin policor pasi ka ndryshuar kilometrat e makinës së tij.
Rasti është raportuar në polici në mars të vitit 2021, ndërsa mbrëmë i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ferizaj 14.03.2021 – NN. Me 02.02.2022 është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ndryshuar kilometrat e veturës së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.