75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pas një informacioni të pranuar inteligjent, sot rreth orës 06:30 në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H (M/K) i moshës 33 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.