75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / A. M.

Masat që pritet të merren në Kosovë

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Aty është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00 dhe që maska të hiqet në ambientet e jashtme.

Në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Këto propozime pritet të miratohen më 4 shkurt nga Qeveria e Kosovës.