Molliqaj del para gjykatës, pas pak merret vendimi

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Nga kjo seancë pritet të dihet nëse Molliqaj do të lirohet në procedurë të rregullt apo se do të shkojë në paraburgim për 30 ditë.
Në seancë janë duke marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve policor.
Zëdhënësi i PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë para mediave se presin lirimin e liderit të tyre.