75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / AR

Aksidentohet për vdekje 4-vjeçari në Berat

Një fëmijë, 4 vjeç, ka humbur tragjikisht jetën pasi është aksidentuar nga një makinë në fshatin Samaticë të Beratit, tha policia.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 14:00, sipas autoriteteve.

Drejtuesi i mjetit, 46-vjeçari Ramadan Gjozi, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.