75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

Reagon Qeveria për arrestimin e kamermanit në Suharekë

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pas arrestimit të Albion Selitaj, kamerman në Ekonomia Online.

Ai tha se Ministri i Punëve të Brendshme menjëherë ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojë hetimet për rastin, shkruan IndeksOnline.

Reagimi:

Institucionet e rendit dhe ligjit e kanë përgjegjësi të bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe brenda kornizave ligjore, duke respektuar të drejtat e secilit e duke mbrojtur secilin nga padrejtësitë.

Ato duhet të synojnë gjithmonë mirëkuptim për punën e punonjësve të medieve dhe t’ju mundësojnë hapësirë për raportim nga ngjarjet publike dhe me interes publik.

Pas rastit të sotëm me kameramanin e agjecisë së lajmeve EO, Ministri i Punëve të Brendshme menjëherë ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojë hetimet për rastin. Policia e Kosovës është ndër institucionet me besueshmërinë më të lartë tek qytetarët falë punës dhe angazhimit profesional të tyre që dëshmohet çdo ditë.

Liria e medies është vlerë themelore e demokracisë, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm dhe më të sigurt për punën e tyre.