Portieri i Serie A bëhet hor, publikon foto lakuriq, donta te befasonte të dashurën!

Portieri i Atalantas u bë protagonist i një momenti shumë të sikletshëm në Instagram. Detaji nuk u ka shpëtuar vëzhguesve më të vëmendshëm.
Juan Musso ka organizuar një surprizë romantike për të dashurën e tij Anna Ariaudo , një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe lule të bardha në dhomë, e rrethuar nga shumë tullumbace të kuqe në formë zemre.
Krejt këtë befasi ai e ndau në profilin e tij në Instagram duke etiketuar të dashurën me shprehjen “Ti je më e mira”.
Por, kur bëri foton e befasisë, ai kapi në prapavijë veten lakuriq, dhe fansat shpejt e vërejtën këtë moment nga hija dhe e bën virale./Indeksonline/
