75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / B O

U rrah nga futbollisti i Man United, reagon për herë të parë e dashura e Greenwood

E dashura e Mason Greewood, Harriet Robson, reagoi për herë të në rrjetet sociale pas arrestimit të yllit anglez. Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Gjithashtu ajo informoi fansat e saj se nuk do jetë aktive në rrjetet sociale pasi policia po heton për ngjarjen.

“Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve për mesazhet suportuese dhe inkurajuese. Faleminderit. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Tani do të bëj një pushim nga rrjetet sociale, ndërkohë që policia vazhdon me investigimet”, shkruan Robson Instagram.