Musliu-Shoshi përfshihet në debatin për karburantet e mëditjet, jep një opsion të mirë për deputetët!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se deputetët s’duhet të marrin mëditje për karburante si dhe pjesëmarrje një seanca e komisione.
“Vlerësoj se deputeti NUK duhet të paguhet as për karburant, as për pjesëmarrje në seanca e komisione. Është detyrë obligative që deputeti të vij në seancë dhe komisione.
POR, ashtu si çdo zyrtar i lartë shtetëror, besoj edhe deputeti e meriton të i ketë kushtet elementare për punë siç është zyre për punë, këshilltarë dhe asistentë. Deputeti nuk e ka asnjërën”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/