75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Saimir Tahiri dënohet me 3.4 vite burgim

Ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 3.4 vite burg.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha gjykata.

Ish-ministri Tahiri akuzohej nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.