75 Mall Live Search
18:42 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / A. M.

Vdes shoferi i kamionit, vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka mbetur i vdekur nga aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Burime të Indeksonline mësojnë se kamioni ishte me targa të Maqedonisë Veriore.

Zëdhënësi i Policië, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Policia është në vend-ngjarje, janë njoftuar edhe ekipet emergjente. Më vonë u njoftojmë për pasojat e aksidentit”, ka thënë ai. /Indeksonline/