75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Flet vajza e policit të arrestuar në Pejë, tregon për çka akuzohet babai i saj

Dje, Inspektorati i Kosovës ka arrestuar një rreshter të Policisë së Kosovës nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunim, shantazh dhe fotografim e incizime të paautorizuara”.

“Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme”, thuhej në njoftim.

Mirëpo, vajza e tij, E.Lajqi, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se babai i saj nuk është arrestuar për këto vepra penale.

Sipas saj, ai është arrestuar për veprën penale “ Shantazh, kërcënim dhe përgjim të paautorizuar” gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin e rreshterit Gani Lajqi, më lejoni t’ju informoj se tashmë ka përfunduar marrja në pyetje nga avokatja e rastit dhe prindi im sipas informatave të siguruara nga avokatja, prindi im është duke u akuzuar për tri vepra të ndryshme penale, për shantazh, kanosje dhe për përgjim të paautorizuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe jo për veprat e cekura në portale”, tha ajo.

Ajo tha se si familje konsiderojnë që ky rast është tendencioz pasi që babai i saj ka qenë ndër shefat më punëtorë të Policisë së Kosovës.

“Ky arrestim ka për qëllim degradimin e integritetit tonë familjar nga persona të caktuar”, përfundoj vajza e rreshterit të arrestuar./IndeksOnline/