75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

“Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare. E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor. Personi i dyshuar, A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Rasti është duke u proceduar në koordinim me prokurorin e rastit.