Bilanc i zymtë në SHBA, mbi 900 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prekin një rekord të zymtë në pandeminë koronavirus.
Bilanci i jetëve të humbur i tejkaloi 900 mijë, sipas të dhënave të raportuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Megjithatë ekspertët besojnë se shifrat e vërteta janë akoma më të larta.
Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thotë se numri i të vdekurve nga Covid-19 që prej nisjes së pandemisë mund të jetë 30 për qind më i lartë.
Autoritetet shëndetësore theksojnë se të rriturit e pavaksinuar kanë një rrezik 97 herë më të lartë që të vdesin nga koronavirusi se sa të rriturit e imunizuar plotësisht apo ata që kanë një dozë shtesë.
Më shumë se treçereku i jetëve të humbura nga Covid-19 në SHBA janë të moshës mbi 65 vjeç, ndërsa ky vend ka bilancin më të lartë të pandemisë në të gjithë botën.