75 Mall Live Search
23:20 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

AVONET: Betimi i Hipokratit është rregulli bazë që i obligon mjekët që të ofrojnë ndihmën mjekësore

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka komentuar zhvillimet në Lipjan, ku në QKMF-në e këtij qyteti një qytetari nuk i është bërë EKG-ja.

AVONET e ka konsideruar si papërgjegjësi ofrimin e ndihmës mjekësore, duke i kujtuar doktorit Betimin e Hipokratit.

Ky është reagimi i plotë:

AVONET ka përcjell në media rastin e sotëm të krijuar në QKMF-në në Lipjan, ku një qytetari nuk i është bërë EKG-ja nga mjeku Faruk Gashi me arsyetimin se ajo nuk punon, në ndërkohë që ai ka gënyjer për çka këtë e ka demantuar edhe Komuna e Lipjanit.

AVONET këtë e konsideron papergjegjësi dhe duke marr parasysh se mos ofrimi i ndihmës mjekësore konsiderohet vepër penale, AVONET inkurajon organet e drejtësisë të merren me rastin dhe të fillojnë hetimet.

Betimi i Hipokratit është rregulli bazë që i obligon mjekët që të ofrojnë ndihmën mjekësore andaj ky veprim është i papranueshëm dhe neglizhent nga ana e mjekut.