75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / LB

Dikush ia publikoi fotografitë private të saj te familjarët, gruaja nga Fushë Kosova tenton të vetëvritet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Fushë-Kosova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës një person për shpërndarje të fotografive personale të saj tek familjarët. Kjo sipas policisë ka ndikuar që e dyshuara të tentojë për vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur në janar të këtij vitit.

Njoftimi i Policisë:

“SHTYRJE NË VETËVRASJE  DHE NDIHMË NË VETËVRASJE/ Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar  i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti  kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet  përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.