75 Mall Live Search
23:14 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Asensio ia siguron tri pikë të reja Real Madridit ndaj Granadës

Skuadra e Real Madridit i ka regjistruar tri pikë të reja në La Liga pasi ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Elches në kuadër ta xhiros së 23-të të kampionatit spanjoll.

Ishte kjo një fitore mjaftë e vuajtur nga ana e skuadrës së Carlo Ancelottit, me golin e vetëm që erdhi në minutën e 74’ të ndeshjes nga këmbët e spanjollit Marco Asensio.

Kjo fitore e konfirmon Realin si lider të La Ligas me 53 pikë, gjashtë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.

Për Granadën në këtë sfidë debutoi sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni i cili luajti për 80 minuta kur u zëvendësua nga Rochina.