Ministri Rasim Demiri viziton Agjencinë Rajonale të Zhvillimit Veri
Ministri për Zhvillim Rajonal me yëvendësit e tij, Magbule Shkodra dhe Esad Racin, me këshilltarin e lartë politik, Memish Birdainin dhe sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Besim Kamberajn, Agjencinë regjionale për zhvillim-Veri ku është takuar me drejtoreshën e kësaj agjencie, znj. Reze Dulin dhe bashkëpuntorët e saj.
Ministri Demiri para disa ditësh në mbledhjën me drejtorët e agjencive rajonale, tha se do ti vizitojë të gjitha pesë agjencitë në regjionin e Kosovës, kështu që sot sipas takimeve të paralajmëruara, ka qëndruar në Mitrovicë ku edhe është selia e agjencisë rajonale për zhvillim për Veri.
Drejtoresha Reze Duli me bashkëpuntorët e saj e ka njoftuar ministrin Demiri me punën e kësaj agjenciee cila viteve të fundit ka arritur rezultateshumë të mëdha në ndihmën dhe përmirësimin e e sipërmarrësve të rinjë dhe ekzistues, të cilët vendosën të fillojnë bizneset e tyre individuale.
Ministri Rasim Demiri në adresimin e tij të pranishmëve tha që e vlerson lartë punën e të gjitha agjencive dhe që Ministria për Zhvillim Rajonal do ta zgjerojë bashkëpunimin me ta.
“Puna e juaj është për çdo lavdatë sepse keni dëshmuar se grantet që ju jepni përfituesve të rinjë dhe ekzistues përfundojnë në duar të drejta. Përfituesit e granteve sot janë sipërmarrës të suksesshëm të cilët zgjerojnë kapacitetet e tyre dhe në atë mënyrë krijojnë vende të reja të punës dhe kjo është shumë e rëndësishme për shtetin tone I cili e ka shkallën e lartë të papunësisë. Edhe ne si Ministri në periudhën e ardhshme do të mbështesim programet e tilla perms granteve dhe subvencioneve dhe së bashku me jut ë punojmë në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Kosovës. “, tha ministri Demiri.
Pas mbajtjës së mbledhjës ministry Rasim Demiri me ekipin e tij dhe drejtoreshën Reze Dulin e bashkëpuntorët e saj kanë vizituar fabrikën “Tiki Mosaic” në Mitrovicë e cila është shfrytëzese e granteve ARDA, e cila mirret me prodhimin e pllakave mozaike nga qeramika.