Pjesëmarrje dukshëm më e ulët në zgjedhje: rreth 200 mijë votues më pak se më 28 dhjetor në të njëjtën kohë
Sot në 38 Komunat e Kosovës, po votohet për të formuar Kuvendin e Kosovës e më pas edhe Qeverinë dhe për të zgjedhur Presidentin.
Por qytetarët e Kosovës, kanë vendosur që të mos dalin për të votuar.
Deri në ora 17:00, në zgjedhjet e sotme kanë votuar gjithsej 29.18% të qytetarëve me të drejtë vote, apo gjithsej 569 mijë e 11 votues.
Për dallim nga sot, më 28 dhjetor në të njëjtën kohë, pra deri në ora 17:00 kanë votuar gjithsej 38.63% të qytetarëve me të drejtë vote apo gjithsej 764 mijë e 694 votues, shkruan lajmi.net.
Diferenca e votuesve të ditës së sotme me ata të 28 dhjetorit është gjithsej 195 mijë e 683 votues.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, gjithsej deri në mbylljen e qendrave të votimit kanë votuar 44,56% apo gjithsej 890 mijë e 859 votues.
Nga këto zgjedhje, VV kishe marrë 51.10% të votave, PDK 20.19%, LDK 13,24% dhe AAK 5.5%. /Lajmi.net/
Numri i votuesve sot deri në ora 17:00:


