75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / k.v

ZRrE merr vendim për të Hyrat e Lejuara Maksimale

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka votuar të hyrat e lejuara maksimale të sistemit të transmisionit që ishte diskutim i mbledhjes së kaluar.

Në seancën e tretë me radhë u shqyrtua dhe u votua propozimi për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022.

Buxheti për të hyrat maksimale që u miratua është 179.56 milionë euro.

Hysen Rudari ka kërkuar nga Bordi që të hyrat maksimale për furnizuesin me shërbim universal të miratohen në këtë mbledhje.

Ndërkaq nga bordi u miratua kjo vlerë me 347 milionë euro.