I dehur tapë, sulmon gruan dhe djalin

Është arrestuar një person në Qikatovë e Re të Drenasit i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në procedur hetimore.