75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / MSH

Ëmbla shkon në shkollë dorë për dore me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademin, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa për shkak se ishte me “Syndrome Down”.

Ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht falë reagimit nga opinioni publik.

Me këtë rast Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë dorë për dore.

Ndiqni pamjet e publikuar nga Klan Maqedonia.