75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / LB

Kësaj moshe i takojnë 8 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 754 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID-19.

Tre viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare, një i moshës 70-79  dhe katër të tjerë, të moshës 60-69 vjeçare.

Ndërkohë, më së shumti të infektuar janë të moshës 30-39 vjeçare.