75 Mall Live Search
19:53 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / OSH

Arrestohet 22 vjeçari i kërkuar në Ferizaj, akuzohet për vjedhje

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 08.02.2022 rreth orës 18:40, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt , personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 22 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.  


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.